Viti 1939. Në një nga periodikët e kohës, shkruhet “Fejesë kombëtare” dhe lajmërohet se të “dielën e shkuar dhanë fjalën shqiptare të martesës princi i Poetëvet t’onë lyrikë të rinj LASGUSH PORADECI dhe Poeteska Z-sha NAFIJE MEMA, nga Durrësi, e cila mbaroi studimet në Institutin Femror “Nana e Skënderbeut”.
Kjo fejesë midis Poetësh është në një koh’ e sipër edhe një fejesë kombëtare, për të cilën gëzohet çdo Shqiptar. Shokët dhe admiratorët e Poetit i bëjnë Çiftit Apolonian urimet më të Thella nga zemra.
SHOKËT”.
Ky është teksti i urimit që miqtë e Lasgushit i bëjnë poetit në media. Fotoja e urimit është publikuar nga vajza e poetit, Marie Gusho.