“Zbutja e kryeneçes”, në Teatrin Kombëtar komedia e Shekspirit

Posteri

Posteri

Pjesa, rikthehet në skenën e teatrit shqiptar pas 27 vitesh. Nëse më 1988 ishte regjisor Fatos Haxhiraj, tanimë pjesa komedia është përhstaur me konceptin regjisorial të Elma Doresit, një prej emrave më në zë të brezit të ri. Ajo është shprehur se do të sjellë një version modern të komedisë.
“Zbutja e kryeneçes” nga William Shakespeare me regji nga Elma Doresi interpretohet nga aktorët: Gladiola Harizaj, Helidon Fino, Sokol Angjeli, Devis Muka, Klea Huta, Neritan Liçaj,Klodian Hoxha,Lulzim Zeqja,Mehdi Malka, Mërkur Bozgo, Genti Deçka, Vangjel Toçe, Erjona Kakeli, Adelina Muça, Ermela Ruri vjen në skenën e Teatrit Kombëtar me datën 5 mars. Me skenografi të Genc Shkodranit, kostumografi të Berina Kokonës, pas premierës së 5 marsit në orën 19:00 ajo do të vazhdojë më dt. 6 Mars, ditën e shtunë dhe të dielë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *