“Made in Albania”, një dramë me Zyliha Milotin e Luftar Pajën

Posteri i shfaqjes

Posteri i shfaqjes

“Made in Albania”, është drama më e re e Stefan Çapalikut dhe pjesa e tretë e “Triologia Albanica”, ku bëjnë pjesë edhe monodrama “I’m from Albania dhe drama “Allegretto Albania”.
“Made in Albania” i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vërtetës, thelbësores, të “padukshmes”. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rraba me etiketat “Made in Albania”.
Regjisor i produksionit do jetë Altin Basha, në bashkëpunim me të cilin autori ka pasur një sukses ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan cmimin e parë me “Allegretto Albania”. Kjo shfaqje do jetë produksion i mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental.
Skenografe dhe kostumografe do jetë Iliriana Loxha, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Endri Sina.
Në rolet kryesore do interpretojnë Zyliha Miloti, Luftar Paja si dhe një aradhë prej 11 aktorësh të tjerë më të rinj. Mendohet që premiera të jetë në javën e parë të muajit Prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *