Dukesha e Cornwall, Camilla Rosemary Mountbatten do të vizitojë Kosovën më 19 mars. Lajmi bëhet i ditur nga Elizabeth Gowing, e cila prej vitesh punon në Kosovë me “Theideaspartner Ship”, një qendër humanitare që ofron ndihmën e saj në shtetin e ri të dalë nga lufta.
Gowing drejton prej kohësh këtë qendër e cila përmes bamirësisë është sot organizata e tretë më e madhe dhe vullnetare në Kosovë e që ju vjen në ndihmë komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane atje.