Magjia e Afganistanit, fotot e një vendi përtej luftës

Një ekspozitë e re nga Steve Mçurry çelet në galerinë “Beetles + Huxley” në Londër më 24 shkurt. Janë imazhe të mrekullueshme të Afganistanit.

Steve  McCurry në një intervistë për “The Telegraph” ka treguar se çfarë humbin vizitorët në Afganistan.

Fotot e tij përfshijnë: Fëmijë që punojnë në fushat e opiumit në Badakhshan, ku prodhohet sasia më e madhe e opiumit në Afganistan; babain me të birin në provincën Helmand (1980); një grua me burka të verdhë; një imazh të një kali në një peizazh të bukur të Band-i-Amir (2002); myslimanë shiitë që fshikullojnë vetën në festën e Ashures(Kabul 2002); një fshat mes Sarobi-t dhe Kabulit (1992), etj.

McCurry ka treguar se ka qenë në Afganistan 25, mbase 30 herë. Për herë të parë ka shkuar në vitin 1979, më pas në vitet 1980 ka shkuar vazhdimisht, ndërsa në vitin 1992, ka jetuar atje 6 muaj. 

“Vizita ime e parë atje u bë rastësisht. Ndodhi që unë takova disa refugjatë afganë në një hotel të vogël në veri të Pakistanit. Kalova gjithë mbrëmjen me ta dhe më ftuan të kaloja kufirin për në Afganistan për të parë vetë se çfarë ndodhte atje. Bëra vizitën timë të parë dhe thashë: O Zot, jam në zonë lufte”.

“Ky ishte rasti i parë që unë punoja në një zonë konflikti, edhe pse kisha bërë një jetë ku kisha pasur shumë përvoja. Kur shkon diku, takon njerëz që të pëlqejnë dhe bën miq, lidhesh emocionalisht me vendin. Njerëzit që njeh janë vrarë- njerëz vendas me të cilët je miqësuar, korrespondentë, fotografë, asistentë dhe përkthyes. Historia e asaj që po ndodh atje, bëhet historia jote. Nëse ka një zhvillim, unë dua të shkoj atje ta shoh”. 

Sipas tij, kur e sheh Afganistanin sot, duket sikur gjërat nuk do të bëhen më mirë. “Po bëhen më keq dhe kjo nuk është një histori së cilës nuk i  duket fundi. Përtej asaj që po ndodh atje, Afganistani është një vend i bukur dhe plot më njerëz mikpritës dhe të mrekullueshëm. Mund të shohësh shumëçka: male e lumenj. Nëse nuk do të ishte lufta, shumë njerëz do të shkonin ta vizitonin atë”. 

grua me burkafusha e opiumitbesimtarefshatiXhamia BLu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *