Nuk na i ka fajin Kozeta!

2015-04-21 21.13.41Nga dita e djeshme kam parë nëpër të gjitha mediat online, gati tek 80 përqind e tyre lajmin se gazetarja Kozeta Turishta është bërë pjesë e CNN dhe se ka nisur punë në studion kryesore të lajmeve. Sigurisht duke parë një titull të tillë, duke parë edhe Kozetën në televizonet tona, si spikere lajmesh tek News 24 e më vonë prezantuese tek Pasdite në Top Channel, nuk ka sesi të mos, minimalisht kurizohesh e habitesh.
Kjo për disa arsye që askush nuk i thotë hapur. E para dhe më mediatikja ishte ndërprerja në mes e sezonit të nisur në Top Channel, gjë për të cilën vet Kozeta tha se bëhej fjalë për rikthim me diçka më të madhe po aty dhe jo për largimin e saj nga ky institucion mediatik, më i madhi në vend.
Koha tregoi diçka tjetër derisa krejt papritur, vajza shqiptare që vinte nga një background ekranesh poston disa foto në Facebook. Aty nis histeria shqiptare duke shkruar lloj-lloj idiotësish e duke i thurur himne vizitës së saj në CNN, duke e bërë fakt se ajo nisi punë aty. Shqiptarët shkruan kë do zëvendësonte, që do të ishte deri imazh në studion kryesore të lajmeve etj. Gjithçka dukej një ekzaltim hormonesh në duar të papërgjegjshme. Pa i hyrë pjesës profesionale, rasti i saj i çjerr maskën gazetarisë shqiptare në disa drejtime.
Së pari, tregon mënyrën idiote të të bërit lajm. Çdokush mund të postojë ç’ti dojë qejfi në Facebook, qoftë edhe tallje apo gënjeshtër dhe  të gjithë e hanë karremin njëlloj, madje në garë kush ta kapërdijë më thellë.
Në median shqiptare nuk ka fare filtra për çfarë botohet, pa folur për vërtetësinë e asaj që botohet gati në shumicën e fushave, sidomos ato më “light” t’i quajmë. Çdo njeri, çdo delirant apo o vërtetë qoftë, madje deri tek profile falso këtu bëhen personazhe publikë. Dhe për këtë askush nuk mund të fajësojë Kozetën.
Së dyti, në median tonë prej kohësh triumfojnë anti-vlerat, triumfojnë shkarravina imorale, të cilat kanë bërë pis gjithçka dhe kanë krijuar idenë e përgjithshme se të gjithë janë njëlloj dhe se askush mbi të gjitha nuk vlen. Nëse Kozeta vërtetë do të nisë punë në CNN apo diku tjetër në SHBA, të gjithë ne që punojmë në media ndoshta duhet t’i bëjmë pyetjen  vetes: Ia vlen më të punojmë në këtë media që kemi?
Sigurisht Kozeta nuk ka faj pse jemi katandisur në këtë farë feje, se fundja edhe ajo pjesë e së njëjtës gjë ka qenë, por ka zgjedhur të iki.

E fundit dhe më e rëndësishmja, është fakti që ne nisim i vlerësojmë njerëzit vetëm nëse ia dalin jashtë vendit. Kjo është drama më e madhe, sepse tregon se këtu nuk ia del dot kurrë as si idiot as si i zgjuar dhe gati në të gjitha fushat. Ky është një mjedis ku nuk ekziston respekti për punën e tjetrit, nuk ka asnjë sistem konkurence motivuese, se të ndershme jo e jo. Këtu gazetarët nuk janë në garë profesionale, nuk punojnë as për idealin e të bërit gazetari, e cila presupozohet tu tregojë masave disa të vërteta, e në mos jo të paktën të përpiqet. Këtu gazetarët promovohen sipas interesave, gati-gati të duket si një lloj trafiku. Unë njoh gazetarë shumë të mirë, po ata gati nuk i njeh askush dhe kjo jo sepse janë të paaftë, përkundrazi: Ata janë “të fundit e Mohikanëve” që duan të ushtrojnë me seriozitet gazetarinë në këtë vend. Por ata ende s’kanë pranuar të përdoren, apo të jenë shërbëtor besnik të ndonjë pale apo interesi, ndaj vijojnë të dalin çdo ditë në terren.
Për këtë nuk ka faj Kozeta.
Nuk ka fare faj dhe s’kemi pse merremi me punët e saj. Nëse ia del bravo i qoftë!

3 comments

  • Fajin nuk e ka Kozeta por editorja e BW nje fare Danja nje delirante e cila per nje grusht klikime me shume shpik te tilla lajme.

    Reply
  • Qenka kujtu Hitoveizi o goce mi aman, tu bofsha kurban. Pasi keto shoqet e Bigbrotherit dalin nga tregu cam per te blere breke degjojne ndonje thashethem e drejt ne redaksine e Fanes apo Fevzo kokeloqes!

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *