
“La Repubblika” ka bërë një përmbledhje të citateve më të njohura të shkrimtarit, filozofit e semiologut Umberto Eko që u nda nga jeta mbrëmë në moshën 84-vjeçare
-Librat nuk janë bërë për tu besuar, por për të qenë subjekt i hetimeve. Para një libri, ne nuk duhet të pyesim çfarë thotë, por çfarë do të thotë.
-Kompjuteri nuk është një makinë inteligjente që ndihmon njerëzit budallenj, në fakt, është një makinë budallaqe që funskionon vetëm në duart e të zgjuarve.
-Demokracia nuk nënkupton që shumica ka të drejtë. Nënkupton që shumica ka të drejtë të qeverisë.
-Mund të thuhen gëjra të gabuara, mjafton të jenë arsyet e duhura.
-Dituria nuk është në shkatërrimin e idhujve, është në mos krijimin e tyre.
-Edhe një luftë e shenjtë është një luftë. Mbase për këtë nuk duhet të ketë luftra të shenjta.
-Kur hy në lojë zotërimi gjërave tokësore, është e vështirë që njeriu të gjykojë sipas drejtësisë.
-Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare, do të ketë jetuar vetëm një jetë. Ai që lexon do te ketë jetuar 5000 vjet. Të lexuarit është një pavdekësi e lënë pas.