Umberto Eco: Interneti u jep të drejtën e fjalës budallenjëve

“Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”. Kështu qe shprehur Umberto Eco në ceremoninë e marrjes së titullit honoris causa në Universitetin e Torinos për merita në çështjet e komunikimit, kulturës dhe medias.

“Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim prej budallenjve”, pat thënë ai ndërsa një temë të ndjeshme.
Sipas shkrimtarit e filozofit italian, mbasi lejon që edhe ‘budallai i fshatit fjalës të jetë mbajtës i së vërtetës”. Mënyra se si interneti funksionion sipas Ecos mundëson përhapjen e atyre që propagandojnë çka është e pavlerë. Për këtë arsye sipas tij, gazetat “duhet të ketë ekipe specialistësh për informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Ai pati propozuar që gazetat të kenë të paktën 2 faqe analiza dhe kritika mbi faqet online, njësoj si mësuesit që duhet t’u mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *