Poorna Bell, redaktore ekzekutive “The Huffington Post’
Kur të lexosh këto fjalë unë do të jem në një udhëtim në Zelandën e re për të takuar Tim shoq, Rob.
Kam pritur pothuaj nëntë muaj për ta parë. Për t’i thënë se e dua, për të ecur zbathur në kopshtin e shtëpisë së tij të vjetër të familjes, për të kaluar sa me shumë kohë të jetë e mundur me të.
Ai nuk do të më presë në aeroport. Nuk do të kalojmë në plazh duke bërë shaka, nuk do të ecim përdore nën qiellin blu të Auckland, një qiell që duket se është më i madh se në çdo vend tjetër të botës.
Si një ylber në dritën e diellit, ai është këtu por nuk e di pse, nëntë muaj më parë ai i mori jetën vetes pas disa vitesh vuajtje nga një formë e rëndë depresioni.
Rob ka vdekur në Auckland, kështu që unë kam pasur shumë kohë për të reflektuar për herën e fundit që e kam vizituar në varreza, një vend që tashmë ka një kryq më shumë me emrin e tij.
Emri i tim shoqi, nuk duhet të jetë në një kryq. Duhet të jetë në një stol parku, por pas 40 vitesh, në kujtim të një vendi ku na pëlqente të uleshim për të shikuar lumin, pas një rutine.
Në përpjekje për të gjetur një kuptim për vdekjen e Rob, kam lexuar shumë mbi shëndetin mendor, për t’u përpjekur për të kuptuar mendjen e një vetëvrasje. Mbase, sepse në një farë forme, mendoj se mundem ta lehtësoj me arsye dhe me logjikë padrejtësinë absolute të vdekjes së tij..
Të vetmit njerëz që mund të pyesim janë ata që kanë vendosur të shkojnë në një vend përtej mundësive tona, duke marrë edhe fjalët.
Ka kaq shumë gjëra që di. Jo të gjithë njerëzit e prekur nga një sëmundje mendore kanë instikte vetëvrasëse, por shumica e atyre që i marrin jetën vetes, kanë pasur problem mendore.
Di edhe që 50% e të rriturve me sëmundje mendore, kanë filluar të vuajnë në moshë të re. Rob vinte nga një familje e dashur. Në moshën tridhjetëvjeçare edhe ai ka marrë ndihmën e duhur psikiatrike, e kuptoi se kishte filluar të vuante nga depresioni, kur ishte shumë i ri, rreth dhjetë edhe vite.
Megjithatë, ai gjeti një mënyrë për të folur rreth çrregullimit të tij, sepse ishte ai i pari që nuk e kuptoi dhe askush nuk kishte mjetet dhe njohuritë e nevojshme për ta trajtuar atë.
Në vitet e fundit të jetës së tij, ai kaloi shumë kohë duke u përpjekur për të kuptuar arsyet e transformimit të tij; nga një fëmijë i qetë dhe i sjellshëm ishte bërë një adoleshent me makthe, që gjithmonë bënte të kundërtën e asaj që i thuhej.
Në një moment të ndjeshmerie Rob më foli për bullizmin që kishte pasur kur ishte ende fëmijë i zgjuar dhe i qetë, duke thënë se edhe pasi kishte arritur moshën 30-vjeçare e mbante mend atë.
“Është normale?”, – më pyeste. Unë nuk e dija sesi të përgjigjesha, kështu që kam bërë vetëm një gjë, të vetmen që unë mund të bëja: ta mbaja afër.
Për shumicën prej nesh është ende shumë e vështirë për të kuptuar dallimin mes një të riu që sillet keq dhe një të riu i cili lufton me një çrregullim mendor.
Po sikur ne të mendojmë të përgjysmojmë numrin e njerëzve me sëmundje mendore duke u ofruar atyre mbështetjen e duhur, kur ata janë ende fëmijë, sepse ne nuk i japim kësaj ndihme prioritet?
Imagjinoni numrin e njerëzve të cilëve do u kursenim një jetë me vuajtje. Disa prej tyre janë aq të lodhur nga errësira dhe dëshpërimi, sa besojnë se zgjidhja e vetme është vetëvrasja.
Imagjinoni ndikimin që mund ketë në shoqërinë tonë një mësim që këta njerëz të kërkojnë ndihmë nga një moshë të re.
Këtyre njerëzve duhet tu mësojmë se si të kërkojnë ndihmë. Tu bëjmë të kuptojnë se si ta përballojnë jetën kur vihen para të tilla sfidash. Ende më mirë, të mos imagjinojmë, të fillojmë të bëjmë diçka. Për mua është imorale të mos i ndihmojmë këta fëmijë e prindërit e tyre.
Në të vërtetë, nëse ne mendojmë se fëmijët e sotëm kanë potencialin për të prezantuar se sa shumë ka njerëzimi për të ofruar, nëse ju mendoni se ata janë e ardhmja jonë, është detyrim të bëjmë çdo gjë që është në fuqinë tonë. (PASQYRE.AL)