Aktori i njohur Julian Deda ka lajmëruar rikthimin e shout Apartamenti 2XL. Ai thotë se do të rikthehen të ftuarit special me energji të re, ku thelbi mbetet i pandryshuar; humor, argëtim, ironizim e të qeshura pafund.
Te dashur miq, sot stafi i 2XL nisi punen per sezonin e ri. Kesaj rradhe ne kemi vendosur te rikthejme fuqishem formatin e shume-pelqyer nga ju, APARTAMENTI 2XL. U bene tashme shtate vjet qe TRING dhe Vizion Plus e kane bere pjese te programacionit te tyre dhe sigurisht, qe atehere kane rrjedhur shume ujra ne perberjen e ketij spektakli, por ajo qe ka rendesi dhe qe ka ngelur e pandryshuar eshte pikerisht deshira dhe pelqimi juaj qe shkon ne adrese te apartamentit. Ju e deshironi perseri dhe ne do perpiqemi t’jua ofrojme me po te njejten deshire dhe energji. Do rikthehen te ftuarit special te spektaklit. Do shohim se si politikane, artiste, sportiste dhe figura tjera nga me te njohurit ne vend, vijne per vizite dhe perballen me situaten e improvizuar. Pra me pak fjale, do jemi perseri si ne shtepi, si ne familje. Apartamenti 2XL, po vjen”, shkruan Deda në Facebook.