Shqipëria prezanton Gjirokastrën e Beratin në Paris

FB_IMG_1455796901317

UNESCO: Parisi diskuton mbi Pasuritë Botërore që përfshijnë vlera shpirtërore fetare. Shqipëria prezanton Gjirokastrën dhe Beratin

Në datat 16-18 shkurt, në Zyrat Qendrore të UNESCO-s në Paris, organizohet Takimi Tematik Konsultativ për Ekspertët mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pasurive Botërore që përfshijnë vlera shpirtërore fetare në Zonën e Mesdheut dhe Evropës Juglindore.
Ky takim zhvillohet në kuadër të nismës së UNESCO-s për trashëgiminë me vlera shpirtërore fetare, me qëllim afatgjatë hartimin e udhëzimeve për të gjitha shtetet palë në menaxhimin e këtyre pasurive si dhe koordinimin e zbatimit të programeve konkrete të ndërmarra në këtë kuadër në të gjithë botën.
Në përgjigje të ftesës së UNESCO-s drejtuar shteteve palë të rajonit të Mesdheut dhe Evropës Juglindore për të kontribuar në këtë iniciativë, Instituti i Monumenteve të Kulturës u prezantua me temën:
“TRASHËGIMIA KULTURORE ME VLERA SHPIRTËRORE FETARE NË QENDRAT HISTORIKE BERAT DHE GJIROKASTËR – PASURI BOTËRORE”.
Drejtoresha e IMK-së, znj. Arta Dollani në fjalën e saj prezantoi :
-Përshkrimin e Qendrave Historike Berat dhe Gjirokastër dhe vlerës së veçantë universale për të cilën janë shpallur pasuri botërore.
-Përshkrimin e monumenteve të kultit që ndodhen në këto Qendra Historike
Prezantimin e vlerave shpirtërore fetare që lidhen me këto Qendra Historike dhe jetën e komunitetit lokal. Toleranca ndërfetare si vlerë e popullit Shqiptar, vijimësia e vlerave shpirtërore fetare përgjatë shekujve në këto monumente.
Në fjalën e saj ajo prezantoi gjithashtu kuadrin ligjor dhe kuadrin institucional, sfidat e hasura në këtë proces si dhe punën që po zhvillohet nga IMK dhe Ministria e Kulturës për katalogimin e vlerave materiale si dhe identifikimin e vlerave shpirtërore që lidhen me to.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *