
Artan Shkreli ka postuar në Faceboook një skicë që sjell qendrën e qytetit të Kavajës në vitin 1848.
Në të shihet xhamia e qytetit, ndërsa Shkreli shkruan se ndoshta ky mund të jetë imazhi i parë që na vjen nga Kavaja.
“Një pamje e rrallë e xhamisë Kubelie në qendër të Kavajës, skicuar nga Edward Leare (1848).
Ndofta imazhi i parë që na vjen nga ky qytet falë kuriozitetit dhe talentit të një eksploratori si Leare”, shkruan Shkreli bashkëngjitur skicës.