Clancy Martin
Dita e Shën Valentinit nuk është festa e së vërtetës. Marrëdhëniet zgjasin vetëm nëse ne nuk themi gjithnjë ekzaktësisht të vërtetën. Duhet të menaxhojmë ndjenjat, të shtiremi e të qeshim kur duam të bërtasim. Shkurt, duhet të gënjejmë. Shpesh ne gënjejmë për dashurinë, sepse ne kujdesemi më shumë për dashurinë sesa për gjërat e tjera dhe sepse dashuria na shkakton frikë më shumë se gjithçka dhe të duash e të kesh frikë janë dy arsyet që të çojnë tek gënjeshtra.
”Gënjeshtrat e dashurisë na lejojnë të kalojmë nga një ditë në tjetrën: Je gruaja më e mrekullueshme në këtë dhomë apo je i vetmi burrë që më ka kuptuar ndonjëherë.
Ajo çfarë është e vërtetë tani, nuk është përgjatë orës tjetër dhe ansjelltas. Ndonjë ditë të thuash “të dua nuk duket e ndershme, por tregon një të vërtetë më të thellë që është nevoja për dashurinë e qëndrueshme.
Ka disa disa gënjeshtra që unë e ime shoqe i themi njëri-tjetrit. Unë e pyes se ç’po mendon dhe ajo më pergjigjet me një gënjeshtër të këndshme: “se çfarë të vesh në darkë”.
Ose ajo më pyet mua: a ishte ajo diçka që nuk duhej thënë?’ Dhe unë e siguroj që jo.
Por, ka gënjeshtra të mira e të këqija. Kam qenë dy herë i martuar më parë. Njëherë gruaja ime e dytë u zu me mua qëllimisht në parkimin e shkollës së vajzës sonë. Ishim të ndarë por një çast ne u gjendëm më afër njëri-tjetrit se ç’ishim të martuar. Më pas, ajo bërtiti: do doja të ishe i vdekur dhe je gjëja më e keqe që më ka ndodhur.
Ajo kishte të drejtë. Një vit më parë ndërsa isha në një konferencë akademike, i thosha vetes që jam lumturisht i martuar dhe se nuk do të bëj seks me kolegen time.
E gënjeva veten derisa ajo më tha, eja shkojmë në shtrat. Nuk e di pse e bëra, por kur u mor vesh martesa ime mori fund.
Këshilla im është moa tradhtoni.
Unë dhe ish-bashkëshortja ime jemi miq.
Kur vjen puna te dashuria ndershmëria dhe mashtrimi duhet të jenë të moderuar. Vetëm atëherë mund të festojmë intoksikimin e iluzioneve të dashurisë.
Odisea, Kleopatra, Sheherazade, Don Kishoti, Don Zhuani, të gjithë të dashuruarit tanë të mëdhenj kanë qenë… gënjeshtarë.
Edhe Penelopa, modeli i madh i ndershmërisë, a e besojmë vërtet pritjen e saj? Apo metafora e Homerit ishte më e komplikuar, aktualisht më e thjeshtë, më humane, më e besueshme?
Dashuria është një e mirë më e madhe se e vërteta.