Huffington Post ka publikuar një letër të vitit 1935, ku Sigmund Frojd i shkruante një nëne që i kishte kërkuar ndihmë për djalin e saj homoseksual. Pavarësisht nga perceptimi i gjerë rreth homoseksualitetit në atë kohë Frojdi kishte një qasje të ndryshme: “Nuk ka asgjë për t’u turpëruar,” i shkroi ai gruas.
“Kuptoj nga letra juaj se djali juaj është homoseksual. Unë jam shumë i prekur nga fakti që ju nuk e përdorni këtë term kur jepni informacion në lidhje me të. A mund t’ju pyes pse e shmangni?”, shkruan Frojdi. “Homoseksualiteti me siguri nuk është një avantazh, por nuk ka asgjë për t’u turpëruar, nuk është degradues, nuk mund të klasifikohet si sëmundje, ne besojmë se është një variant i funksionimit seksual, i prodhuar nga një ndalesë e zhvillimit seksual. Shumë njerëz shumë të respektuar që nga kohët e lashta dhe moderne kanë qenë homoseksualë, disa prej të cilave kanë qenë njerëz të mëdhenj”.
Kjo korrespondencë hedh dritë mbi opinionet personale të Frojdit: dihet që ai nuk e konsideronte homoseksualitetin si sëmundje. Ai besonte se të gjithë lindin biseksual dhe më vonë kanalizohen në hetero apo homoseksualë. Në letër, Frojdi sugjeron se një “terapi” për të trajtuar homoseksualitetin mund të jetë e mundur, por thotë se rezultati “nuk mund të parashikohet”. Letra aktualisht ekspozohet në Londër si pjesë e ekspozitës së Koleksionit Wellcome.(Pasqyre.al)