O zemër, ti digju!

Hafiz Shirazi

O zemër, ti digju se jeta kërkon djegie, mundim.
Kur do që të lutesh, në heshtjen e natës, ia beh një mjerim.

Ti priti, i dashur, qortimet e saj me durim,
Se, ndofta, vështrimi i syve të sjell ty shpëtim!

E fshehta zbulohet njëherësh prej tokës në qiell
Dhe bota, te kup’ e Xhamshidit, të del në kthjellim!

I vdekur ti ishe! Po fryma e saj, kjo frymë e mesisë
Ringjallje të sjell, shtëpinë ta mbush me gëzim!

Gjykatës i egër, dëgjoje Jazdanin e urtë
I kryej ti bëmat e jetës me plot përhirim!

Dremit lumturia, më la, më braktisi!
Ti zgjohu, o shpirt, këndojmë fatihanë n’agim!

Ti rob kaçurrelash të saj, je Hafiz
Fryn erë pranverore, ti zgjohu, pas saj fluturim!

Përktheu: Dalan Shapllo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *