Nga Ilir Kushi
Nuk me intereson,dua 150mije liretat.Keto ishin fjalet e fundit qe kisha degjuar dikur ne autostraden Bari-Forli,nga pronarja Pastiçeri “Dolcetto”,Pastiçeri e hapur tek blloku,diku afer Farmacise Daja.Kishin kaluar gati 20 vite nga ajo mbremje me sherr ne autostraden Bari-Forli.
Pronarja embelsirave te dyqanit “Dolcetto” ishte po ajo fytyre e eger, paçka make up dhe kujdesi kremrave per te mbajtur te fresket fytyren,e tradhetonte.Si mund ta harroja ate fytyre te eger,kur dikur me kishte kercenuar me vrasje nese nuk pagoja para per maredhenie seksuale te kryera me te,qe une si naiv kujtoja kisha gjetur dashurine ne Itali.Isha kthyer nga Bullgari-Gumenice-Bari dhe po u drejtoja per ne Bolonja.Ne autostraden e rruges Bari-Forli kisha bere nje ndalese,ishin vitet kur autostradat italiane ishin te mbushura me femra Shqiptare,por dhe moldave te tregetuara nga bandat e atyre viteve te lidhur me ish kriminela qe tashme ishin vene dhe drejtues rendi ne Shqiperi.Ishte koha ku ne Shqiperi nuk pyeste njeri nga vinin keto para,por krenoheshin me sukseset e pasurimit te shpejte ne perendim.Do te ishin trotuaret dhe autostradat italiane burimi zhvillimit te shpejte te nje pjese te mire te borgjezise ardhshme Shqiptare,Ku rrenjet e pasurimit do te ishin skllaverimi mijera e mijera femrave Shqiptare si skllave seksi.Industri qe kishte filluar ne kampet e refugjateve,ku nje pjese e vete karabinierise Italiane kishte mesuar Shqiptaret se si te perfitonin cigare,apo para duke çuar te dashurat apo grate naten tek klienta nate qe vizitonin kampet jashte rrjetave me tela.Nje nga krimet me te medha qe ende nuk flitet nga media italiane,apo emigrantet e pare Shqiptare.Shume ende vuajne pasojat psikologjike duke pranuar heshtjen,shume te tjere pesuan ndarje ne familje dhe nje pjese saje eksperiences te mesuar nga policet e korruptuar Italiane,do te ishin pioneret e prostitucionit femrave Shqiptare ne rruget e Italise.Perjashto rastin e Piacences,ku policet e korruptuar Italiane pranuan krimin e sponsorizimit te prostitucionit mbi emigrantet Shqiptarë,ende sot qeveria Italiane hesht per kete krim monstruoz. Nje nga keto kishte qene dhe Kristulla,nje vajze nga lagja Ali Demi ne Tirane,tashme me eksperience nga e shfrytezuar,ishte kthyer shfrytezuese dhe punonte prostitute per dashnorin e saj Italian,nje ish polic.
Ate mbremje ne autostrade Kristulla kishte ardhur drejt makines time dhe gjate komunikimit më ishte drejtuar,”me fjale te ngrohta dhe miqesore”.Kisha shtangur,nuk po i besoja fatit tim ne Itali.
Ate mbremje Kristulla mbante veshur nje pale breke te bardha dhe nje bluze te holle qe i dukeshin cicet dhe barku.Kisha degjuar per dashurine latine,por jo dhe në autostrada.Mendova Kristulla nga qe isha Shqiptar kishte ndjere gjuhen Shqipe dhe deshironte të kalonte nje mbremje dashurie ne gjuhen Shqipe ne Itali.Filluam puthjet,beme seks dhe ndezem nga nje cigare.Pa perfunduar cigaren,20metra me tutje ndalon nje makine.Duhet te iki me thote,me jep 150mije liretat tani.Oj goce ju drejtova,sa u njohem,naten e pare te seksit ti me kerkon para?Ku do ikesh xhanem?Hajde i them te shkojme ku e ke shtepine dhe fleme.”Ore idiot me drejtohet,me jep liretat,pse dashuri beme ne?Une e kam pune kete.Fytyra ime ishte zverdhur e tera,po u dridhja i teri.Djerset me pushtuan,çfare po ndodh mendova?Drejtë meje po vinte nje burre me mustaqe,dy metra i gjate.
“Ke kaco voi” me drejtohet,soldi vanvakula,po vazhdonte dhe nxjerre nga xhepi nje dokument qe vertetonte statusin e tij si punonjes policie.Tani me thote Kristulla,o paguaj leket o ne burg do te shkosh.Gjendja ime nga histori dashurie qe kisha menduar ato çaste qe Kristulla ishte me kembe perpjete tek makina ime duke e puthur,ishte shnderruar ne situate tmerri.E mblodha veten,duhet te shpetoja nga kjo situate,rruge tjeter nuk kishte,por dhe para nuk do te paguaja per seks me nje femer qe kisha menduar po me dhuronte dashuri,jo prostitucion.
Ok i them Kristulles,le te vi i dashuri yt me mua diku ne nje qytet te afert te terheq parate,do te ju jap 200mije lireta.Rame dakort. I jap makines dhe drejtohemi ne qender te qytetit Forli,shohim nje Bankomat ne nje pike benzinate.Ndaloj dhe dal nga makina,bej te nxjerre Karten e bankes,kap pistoleten qe mbaja me vete te autorizuar si pjesetar i skuadres antiterrorit dhe i drejtohem policit Italian,zbrit nga makina.Dy plumba nje pas nje në ajer dhe drejtohem tek kasa benzinates,”lajmeroni policine italiane menjehere.
Ne stacion te policise te Forlit,mar vesh polici ishte zhveshur vite e vite me pare si pjese e korrupsionit seksual te prostitucionit ne kampin e Piacencas,por dhe nje histori teper te dhimbshme:Autostradat e italise ishin vende ku shume femra Shqiptare ushtronin zanatin me te vjeter ne bote: Kurvllikun.
Sot mora nje tiramisu tek kjo pastiçeri dhe mbasi mbarova se ngreni, ika duke lene 150leke te vjetra bakshish. Ne fakt tiramisu ishte e shijshme dhe ia vlente te paguaje.