Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta artistja dhe balerina e dashur shqiptare Hueyda El Saied

Është ndarë parakohe nga jeta artistja e dashur dhe moderatorja Hueyda El Saied.

Hueyda El Saied, 46 vjeç, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me djalin e saj të vogël.

Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe  ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *