Klodian Kojashi
kur ti flet
kur ti flet përdor zanore dhe bashkëtingëllore e kur hesht
përdor heshtore
heshtore të madhe shtypit
heshtore të vogël shtypit
se ka heshtje të përgjithshmee të përveçme, heshtje që fillon me të madhe heshtje qytetesh, lulesh, kafshësh
ka heshtje sasie vendi mënyre kohe
ti hesht në vetën e parë në vetën e dytë të tretë e nja katër veta tjera
ti hesht njëjës shumë
s“përmbi za që lëshon bilbili heshtja jote m’shungullon”duhet të ketë nji fakultet që studion Heshtjen Shqipe gramatikën e heshtjes sintaksën e saj morfologjinë
se mungesa e kësaj shkolle krijon padituni, moj zemëre pastaj thonë se u ba kohë e gjatë që nuk flasim bashkë bah,marrina!