Cindy Crawford për ish-bashkëshortin: Richard Gere e ndjej të huaj. 20 vite pas divorcit , Cindy Crawford ka pranuar se ajo dhe ish bashkeshorti Richard Gere nuk kanë mbajtur lidhje. Supermodelja 49-vjeçare ka folur për martesën e saj me Gere së fundmi në një interviste, shkruan Huffington Post.
“Unë isha e re”, – ka thënë Crawford, duke shtuar se ajo ishte 26 vjeçe kur u martuan ndërsa Gere ishte 42. “Atëherë nuk mendoja se isha e re, por isha. Kam jetuar me Richard për 6 vite, por martesa ka zgjatur vetëm dy vite”. E pyetur nëse kanë mbetur miq, Crawford ka dhënë një përgjigje surprizë:”Ne ishim miqësorë por mendoj se jemi kthyer në pikën fillestare. Ai është sërish ‘Richard Gere’, një i huaj sepse ne në fakt nuk shihemi më. Mendoj se pjesë e problemit në marrëdhënien tonë ishte se qemë shumëçka por jo miq, sepse unë isha e re dhe ai ishte Richard Gere”