Kur Kate Winslet doli në skenë për të pranuar Emmy-n e saj për rolin e saj të jashtëzakonshëm, pjesa tjetër e kastit të “Mare Of Easttown” ishte treguar tashmë i papërmbajtur në lavdërimet për të.
Kate Winslet, ashtu siç pritej mbajti fjalimin më frymëzues për të gjitha ne. Një fjalim për të gjitha gratë, për aktoret dhe veçanërisht për të gjitha nënat. Të papërsosura dhe këmbëngulëse, ashtu siç jemi ne, të gjitha.
“Mare që unë luaj është një grua në moshë të mesme. Unë vetë bëj 46 në tetor. Mendoj se ndaj njerëzit janë lidhur në këtë mënyrë me personazhin tim, prej mungesës së filtrave.
Ajo është një grua plotësisht funksionale, me të meta, me një trup dhe një fytyrë në sinonim të moshës dhe jetës së saj e prej andej nga vjen. Mendoj që kemi qenë të uritur për këtë gjë”, tha Kate në fjalimin e saj.
Kate falënderoi regjisorin Brad Inglesby për krijimin e një “nëne të moshës së mesme, larg perfeksionit, plot me të meta”. Na bëre të gjithave të ndihemi të vlefshme, sinqerisht”, ju drejtua aktorja Inglesby.
“Unë i dua rrudhat e saj, shenjat e saj, gabimet dhe të metat e saj. Më pëlqen fakti që ajo nuk ka një buton ku ‘fiket’ dhe njeh vetëm fjalët ‘ec përpara. Këtë herë është si Titanic. Duket sikur jam kthyer 24 vite pas e po eci në rrugë tek dëgjoj njerëzit që pëshpërisin.
E di që mund të jenë duke thënë: Si mund ta lejojë veten të mos duket tërheqëse? Mare që unë luaj është një grua në moshë të mesme. Unë vetë bëj 46 në tetor.
Mendoj se ndaj njerëzit janë lidhur në këtë mënyrë me personazhin tim, prej mungesës së filtrave. Ajo është një grua plotësisht funksionale, me të meta, me një trup dhe një fytyrë në sinkron të moshës dhe jetës së saj e prej andej nga vjen. Mendoj që kemi qenë të uritur për këtë gjë”, tha Kate për personazhin e saj.
“Mare Of Easttown” tregoi një nerv kaq të thellë, të pranueshëm për të gjitha nënat, sepse vetë Mare është plot të meta, e lodhur, e frustruar dhe e fortë. Me pak fjalë, një nënë si shumë prej nesh.
Vetë Winslet është nënë e tre fëmijëve, e vajzës 20-vjeçe Mia, djalit 17 vjeçar Joe nga një lidhje e mëparshme, si dhe djalit 7-vjeçar Bear me burrin aktual Edward Abel Smith. Ajo falënderoi tre fëmijët e saj në fjalim, “fëmijët e mi, Mia, Joe dhe Bear, njerëzit më të mrekullueshëm në botë” para se të falenderonte burrin e saj, “Ned, me të cilin do të kapem për dore për pjesën tjetër të jetës”.
Roli i Kate Winslet në “Mare Of Easttown” bëri diferencën për të gjitha nënat që kishin dëshpërimisht nevojë për një përfaqësim në ekran. Përfshirë edhe vetë Kate!/revistawho.com