Ceremonia e rivarrimit të piktorit Ibrahim Kodra ka qenë temë debati edhe në Komisionin e Jashtëm. Deputeti socialist Ben Blushi i ka kërkuar shpjegime ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, duke i sugjeruar madje edhe të sqarojë banorët e Ishmit. “Pse duhet ta bëjmë pis një njeri si Ibrahim Kodra duke u zënë qeveria me autoritetet lokale. Nuk është mirë, duhet folur dhe tu shpjegohet se pse bëhet, nëse do bëhet”, ka thënë Blushi.
Ndërsa Mirela Kumbaro ka thënë para deputetëve ka pasur moskoordinim pasi testamenti ishte lënë të hapej më 18 shkurt. “Gjithçka po e bëjmë në zbatim të ligjit. Reagimi i banorëve të Ishmit është emocional. Kemi biseduar me banorët. Gjatë 10 viteve asnjë aktivitet nuk është bërë për të. Varri do të vendoset pranë vëllezërve Frashëri nderim për figurën e Ibrahim Kodrës. Kemi testamentin e piktorit Ibrahim Kodra. Jemi në komunikim me komunitetin e administratorin e Ishmit. Kemi aktin noterial me dëshirën për t’u varrosur në Durrës ose Tiranë” ka deklaruar ajo. Ibrahim Kodra u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006, ndërsa Behgjet Pacolli dhe qevrria Berisha e kohës e përcollën për në banesën e fundit në Ishëm. Atëkohë, publikisht u tha se amaneti i fundit ka qenë që të varroset në Ishëm. Ndërkaq, tani, vendimi për ta sjellë në Tiranë, është justifikuar me faktin se në testament ai ka thënë se do të varroset në Tiranë ose Durrës. Deri më tani, testamenti nuk është bërë publik zyrtarisht.