Këto janë disa foto që na sjell nga “Parku Arkeologjik i Amantias” Kriledjan Çipa, të bëra nga Artan Shabani, që të ftojnë për ta vizituar më shumë se kurrë këtë fillim vjeshte.
Qyteti ilir i Amantias në Vlorë, me parkun arkeologjik, është dëshmi e historisë së vjetër të bregdetit të Jonit.
Disa nga rrënojat e tjera të qytetit antik përfshijnë Tempullin e Afërditës, Portën me hark, Varret monumentale etj. Nga një qytet me peshë, Amantia nisi ta humbiste pozicionin e saj, pas ndërtimit të Rrugës Egnatia.
Në muajin qershor të këtij viti një zbulim mjaft i rëndësishëm u bë në këtë park, kur arkeologët abuluan thuajse të paprekur një varr të lashtë monumental, që daton që në shekullin III para erës sonë. Është një varr mbi 2,000-vjeçar, kohë kur qyteti antik i Amantias, mendohet të ketë qenë në kulmin e lulëzimit të tij.