Plehrat janë fytyra jonë, thotë Bert Aliaj. Dhe ka kaq të drejtë!

Në një postim në profilin e tij në Instagram,  Robert Aliaj ka denoncuar një skandal mjedisor e jo vetëm, në një ndër zonat më të bukura të jugut të Shqipërisë.

“Ja pra shikoni çfarë pamje e bukur përpara së të arrijmë në një nga plazhet më të bukura në jug, ku birra bën 5 herë më shtenjtë sesa në 1 nga kryeqytetet europiane me 5000 euro rrogë mesatare.Ju e dini aromën e plehrave, që do ta merrni sa herë vini në plazh dhe do ta miksoni me ato aromërat e detit. Këto plehrat këtu janë fytyra ime, fytyra juaj, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona. Këta jemi ne”- shkruan Roberti në postimin e tij, duke denoncuar publikisht neglizhencën e organeve kompetente, por edhe atyre njerëzore lidhur me mbajtjen pastër të ambientit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *