Imuniteti natyral kundër COVID zgjat më shumë se 12 muaj ( studimi i fundit)

❗ “Nëse me të vërtetë e dashuron Natyrën, do të zbulosh bukuri kudo.”
Cit.: Van Gogh

❓ Sa zgjat imuniteti pas infeksionit natyror nga SARS-CoV-2?
❓ A është i efektshëm ky imunitet edhe kundër variantit Delta?
❓ Po me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, çfarë ndodh?

?? Miqtë e mi, këtyre pyetjeve u është përgjigjur një studim i detajuar i udhëhequr nga Universiteti i tretë në Europë dhe i teti në botë: Karolinska Institute (Suedi).

?? Në studimin e kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit Publik Suedi, Universitetin e Uppsalës dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë SciLifeLab, studiuesit e Karolinska Institute studiuan:

? përgjigjen imunitare deri në 12 muaj pas infeksionit natyror, si edhe

? përgjigjen imunitare ndaj varianteve shqetësues (me interes janë patjetër variantet Delta dhe Alfa), në
? pacientët e shëruar pas infeksionit natyror,
? personat e vaksinuar me dy doza Pfizer,
? personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca, dhe
? personat e vaksinuar me një dozë AstraZeneca dhe një dozë Pfizer.

? Rezultatet janë sa të pritshme aq edhe inkurajuese!

? Te personat e infektuar më parë:
✅ 12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104)
✅ 12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
? variantit infektues origjinal (referencë),
? variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98), dhe
? variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11).

? Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
? variantit origjinal (referencë),
? variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38), dhe
? variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14).

? Te personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
? variantit origjinal (referencë),
? variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe
? variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10).

?? Autorët dalin në përfundimet:
✅ Rezultatet tona tregojnë një reduktim fillestar të antitrupave IgG që pastaj mbeten në nivele të qëndrueshme 12 muaj pas infektimit të lehtë nga SARS-CoV-2.
✅ Këto antitrupa paraqesin aftësi neutralizuese kundër varianteve B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta) të ngjashme me aftësinë neutralizuese kundër variantit origjinal, aftësi e cila është e qëndrueshme në kohë, duke përfaqësuar një imunitet të fuqishëm kundër këtyre varianteve të shpërndara në të gjithë botën.
✅ Gjetjet tona të neutralizimit afatgjatë të varianteve të përhapura gjerësisht B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta), 1 vit pas infektimit të parë, mund t’i ndihmojnë politikëbërësit e programeve të vaksinimit në vendet me burime të pakëta gjatë prioritizimit të numrit të kufizuar të vaksinave në dispozicion.

? Ne mund ta harrojmë me naivitet Natyrën miqtë e mi, por Ajo kurrë nuk na harron ne! ?

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:
https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2021.08.12.21261951v1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *