Ndoshta asnjë vizatim tjetër nuk përmbledh më mirë idealin e Da Vinçit për rendin matematikor, sa Njeriu Vitruvian, që i përket vitit 1490: është pamja e një njeriu me krahë dhe këmbë të shtrira, kërthiza e të cilit mbivendoset në qendrën e një rrethi. Vizatimi ilustron se sa i magjepsur ishte Leonardo nga fiziku i njeriut dhe përmasat e tij, dhe në të njëjtën kohë demonstron qartë parimet mbi të cilat ai ngriti veprën e tij si shkencëtar…
- Mos bërtit – mendo!
“Kur njerëzit nuk kanë argumenta, ata kanë tendencën që të ngrejnë gjithnjë e më shumë zërin. Sa herë që e bërtitura është reagimi gjatë një debati, atëherë nuk mund të ketë shkencë të vërtetë”.
- Njerëzimi është bota
“Njeriu është modeli final i botës. Përmasat gjenden jo vetëm në numra dhe dimensione, por edhe tek toni, pesha, koha dhe vendi, ashtu sikurse ekzistojnë në çdo forcë tjetër që ekziston”.
- Dobia
“Kur shkruani për idetë tuaja: në fillim shpjegoni dobitë e kësaj sipërmarrjeje, me qëllim që dija e tyre të mos jetë pa vlerë”.
- Admirimi i natyrës
“Eja dhe vëzhgo mrekullitë e natyrës, që i zbulon vetëm kur e vështron Atë. Nuk ka asgjë në natyrë që nuk buron prej shkencës.
- Matematika
“Cilido që injoron urtësinë e lartë të matematikës, e ushqen veten me iluzion. Asnjë investigim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtetë, nëse nuk mund të demonstrohet matematikisht”.
- Origjina e fenomeneve natyrore
“Çdo gjë në kozmos përhapet me valë. Çdo proces në natyrë ndodh në kohën më të shkurtër të mundshme. Dhe lëvizja është origjina e gjithë jetës”. / bota.al