Gazetarja Sonila Meço, në një status në Facebook ka shkruar se ka shumë arsye pse intervista e Nexhmijes duhet ndjekur. Ajo ka renditur 6 arsyet e saj, mes tyre edhe përndjekjen e familjes së saj nga sistemi më i egër diktatorial i Evropës.
Une do ta ndjek sonte ne mbremje Dritaren e Xhunges…
E para, sepse dua te shoh realisht se si nje pasqyre ku nje grua e pushtetshme per dekada sheh veten, te shnderrohet ne nje dritare per te pare ne ato 50 vite diktature…
E dyta, sepse une kam qene femije kur pushteti i saj ra, sot jam grua dhe ende nuk kuptoj si u mbajt per 50 vite rob nje popull nen diktaturen me te eger komuniste…
E treta, sepse familja ime i ka vuajtur pasojat e pushtetit qe ka kontrrolluar ajo grua per thuajse 5 dekada. Nen presionet e atij pushteti prinderit e mi kane vuajtur endrra te prera ne mes, ankthe pa fund. Dua ta di kush dhe pse ia shkaktoi kur ne pleqerine e tyre ende nuk marrin nje pension dinjitar per te shtyre jeten…
E katerta, sepse ne ate interviste nuk me intereson romantika e ekzotikja ne jeten dhe vete personazhin, por dua te analizoj me koken time, per aq sa di e mundem pa ma dhene gati versionin e tyre gazetare-historiane qe ua dyshojme gjitheheret motivet…
E pesta, sepse per ate kohe duhet folur, seriozisht, sic bejne gjermanet sot e kesaj dite me programacion te dedikuar diktatures hitleriane. Sepse dija eshte liri…
E gjashta, sepse asgje me te mire nuk te ofrojne intervistat e mbremjes ne nje vend ku shumica qe zene panelet e talk-show jane versionet ne ‘demokraci’ te ‘diktatures’ qe duam te harrojme.