Alisa Velaj
Ke mbjellë yje
në sy, në buzë, në duar
yje ke mbjellë yje
e unë lutem të jem nata jote.
Je dritë, dritë dite aspak e zakontë
me një aureolë gëzimi të plotë
kudo ku hedh hapin.
Ec nëpër muzgjet e mia duke ujitur tinguj
aty do të jetë nanurisja e dallgëve
lulëlëkuqja përndezur nga afshi i perëndimit
aty e askund tjetër
do t’ja behë.
Do të mbjell lulezjarri
për çdo ag një lulezjarri do të mbjell
të rri atje përgjumur der në mbrëmje
drit’ e yllit…