Katër e mëngjesit

Wislawa Szymborska
Ora e natës ndaj të gdhirë.
Ora për t’u kthyer nga ana tjetër.
Ora për tridhjetëvjeçarët.
Ora e caktuar për këngën e gjelit.
Ora kur toka na mohon.
Ora kur era fryn nga yjet e shuara.
Ora e kushedi-në-do-mbetet-diçka-pas-nesh.
Ora e zgavërt.
E shurdhët, e zbrazët.
Caku i fundmë i çdo ore tjetër.
Askush s’ndihet mirë në katër të mëngjesit.
Në qoftë se milingonat ndihen mirë në katër të mëngjesit,
përgëzimet tona. E le të vijë pesa,
që të vazhdojmë të jetojmë.
Ne shqip: Aida Baro


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *