Djaloshi me sindromën Down i sjell Shqipërisë medalje ari në not

Nuk ka kufizim që mundet ta mposhtë pasionin dhe talentin dhe i riu Gersi Troka është shembulli i gjallë i kësaj. Fakti, që Gersi ka një kromozom më tepër, nuk e ka penguar atë aspak të realizojë ëndrrat e tij.
Ai sapo ka fituar dy medalje në Çeki, një medalje ari dhe një argjendi në kampionatin e notit; medaljen e arit e fitoi në garën 100m stil i lirë, ndërsa medaljen e argjendit në garën 50m stil i lirë.
Gersi mori pjesë në Emil Open 2021, që u zhvillua në Brno të Çekisë, nga data 23-27 qershor 2021, ndërsa trajneri i tij është Gentian Lama.
Shumë urime Gersi, ndërsa ne të tjerët ndoshta duhet të reflektojmë më gjatë jo vetëm mbi atë sesi i shohim personat që vuajnë nga probleme të ndryshme, por mbi atë sesi konkretisht duhet te bejme per integrimin maksimal ne shoqeri/ gazetapasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *