Si u xhirua filmi i famshëm “Katër martesa dhe një funeral”!

Besoj e mbani mend filmin e famshëm anglez, me protagonist aktorin e famshëm Hugh Grant dhe aktoren, Andie MacDowell. Një film që na ka bërë jo pak të qeshim, por edhe të emocionohemi, sidomos me atë skenën e puthjes në shi. Shumë ferma i ka mbajtur të mbërthyera pas ekranit, sharmi i Hugh Grant, i cili në atë kohë ishte në fillimet e karrierës së tij, një aktor thuajse fare i panjohur.

Në këtë shkrim, do të sjellim disa detaje interesante treguar nga aktorja Andie MacDowell dhe regjisori Mike Neëell, rreth xhirimeve të filmit, treguar për “The Guardian”.

Andie MacDowell, aktore

Unë isha në Londër duke bërë reklamë për “Groundhog Day” kur lexova skenarin. Ishte thjesht brilant, një nga më të mirët që kam hasur ndonjëherë. Richard Curtis është një shkrimtar shumë i mençur, me një sens të shkëlqyeshëm humori dhe një zemër të bukur romantike. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Blackadder, humori inteligjent është diçka që me të vërtetë e bëj me qejf.

Puna me Hugh Grant ishte e lehtë. Ai ishte thjesht  i adhurueshëm dhe gazmor. Kur e takova, i thashë regjisorit Mike Neëell: “Epo, kjo do të jetë e lehtë.” Dhe ashtu ishte. Ishte njëlloj sikur personazhi të ishte shkruar si një instrument për sharmin dhe vetëvlerësimin e Hugh. Ishte hera e parë që njerëzit e kishin parë Hugh në një prodhim kaq të madh dhe ai bëri një punë të shkëlqyer.

Kishim një buxhet të vogël, por nuk dukej si film i lirë. Gjërat në të vërtetë dukeshin luksoze dhe vendet ishin të bukura. Unë kisha dy fëmijët e mi me vete, kështu që nuk isha duke dalë gjithë kohës, por të gjithë ia kaluam vërtetë mirë. i gjithë filmi u xhirua në vetëm 36 ditë.

Sinqerisht, nuk e di akoma pse skena e shiut vlerësohet si diçka e madhe. Është e bukur dhe ne po ngrinim duke e filmuar atë. Por unë imagjinoj se Richard është i befasuar që ajo frazë- “Po bie shi? Nuk e kisha vërejtur”, ka tërhequr aq shumë vëmendje. (Votohet rregullisht një nga më të këqijat në historinë e filmit) Kur filmi doli nuk kishte asnjë ankesë, të gjithë e donin atë. Ankesat dhe komentet të gjitha erdhën vite më vonë.

Mike Newell, regjisor

Skenari rrinte në tryezën e sekretares së agjentit tim. E mora dhe po shihja faqen e parë, kur sekretarja më tha:“Është vërtetë shumë argëtuese. E mora me vete dhe e lexova”. Dhe ajo i kishte rënë në të.

Ishte një produksion shumë modest. Ne ishim me fat që skenari ishte kaq i përkryer.

Kasti më prezantoi me shumë aktorë që nuk i njihja. Fakti që ishte prodhim britanik, do të thoshte se nuk kishte nevojë për yje të njohur. Nuk pati asnjë shtrembërim fytyre apo egoizëm tjetër; ne thjesht morëm aktorët që ishin më të mirët për rolet.

Buxheti i ulët nga detyroi të ishin inovativë. Në programin tonë të vogël, ne duhet të kishim pesë raste të mëdha publike, katër dasma dhe një funeral, që përfshinin qindra shtesa.

Thjesht bërja e skenave në çdo mënyrë bazike ishte sfiduese.

Nuk kishte kohë për të diskutuar asgjë dhe prapëseprapë, producenti, skenaristi dhe regjisori dukej se kishin nevojë për një sërë diskutimesh të lodhshme, gjë e cila po më bezdiste.

Kam shkelmuar shumë gurë varri. Të gjithë më duket se më kujtojnë mua si grindavec. Por më duhet të them, që unë nuk e mbaj mend veten.

Richard Curtis është gjithmonë shumë bujar, duke na thënë se ne vendosëm një shkallë realizmi tek personazhet.

Ne duhet t’i bënim këta të rinj të shkëlqyer, që të ndiheshin të pranueshëm për një audiencë të gjerë dhe kjo kërkonte një kast të mirë.

Karakteri i Hugh Grant, ai i Charles ishte ai i një djali të ri, fobik ndaj angazhimit. Dhe filmi doli fiks në një kohë kur shumë djem e kishin një problem të tillë.

Historia tregon për një të ri, i cili nuk sheh përtej hundës së tij, por bëhet dikush që në fund angazhohet maksimalisht.

Hugh ishte i shkëlqye për këtë rol. Ai është një aktor i mrekullueshëm, jashtëzakonisht i zellshëm dhe respekton fjalën në skenar.

Transmetimi në kinematë amerikane ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Falë kësaj, njerëzit ndaluan së menduari se ishte thjesht një film i vogël, i pavlerë anglez./gazetapasqyre.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *