Studiuesja e artit Eleni Laperi, ka bere nje deklaratë të fortë aa ictakon vendimit të Ministrisë së Kulturës për të zhvarrosur eshtrat e Ibrahim Kodrës nga Ishmi ku ka qenë vendlindja e tij e për ti sjellë në Tiranë. Tashmë edhe Ministria pretendon se po çon në vend amanetin e tij, ku ai kërkon të prehet në vendlindje, e mbetet për të parë nëse me vendlindje ai i referohej Tiranës apo Ishmit. I ndarë nga jeta vite më parë vendimin për të do e marrin të gjallët. Ja reagimi i zonjës Eleni Laperi, specialiste e artit: “Zonja Mirela Kumbaro, ministria juaj nuk duhet të bjerë ne nivelin e përfaqësuesve të Fondacionit Ibrahim Kodra, se sipas asaj logjike i pari Ismail Qemali duhet ta ketë varrin pas Kryeministrisë. Ato të holla që doni të harxhoni për një varr monumental te kodrat e liqenit për Ibrahim Kodrën, pêrdorini për publikime e suvenire, që të tërheqin vizitorë ne fshatin e tij te lindjes, ku e ka vendin edhe varri. Ashtu do përparojë, do bëjë emër e do pasurohet edhe fshati i tij”.