Zhaku rrëfen tek Rudina largimin nga Shqipëria dhe sfidën me depresionin

Në studion e emisionit ‘’Rudina’’ në ‘’Tv Klan’’ ishin të ftuar Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku dhe bashkëshorti i saj, Christian Kreus.

Ata erdhën për të folur mbi jetën e tyre në Gjermani, ndryshimet në të, projektet e tyre përgjatë viteve dhe planet e reja artistike.

 

Zhaku rrëfen se largimi nga Shqipëria erdhi në momentin e duhur, pikërisht atëherë kur ndodhej në një krizë depresioni dhe Gjermania ishte krijimi i një jete tërësisht të re për të. Nisja e një jete të re në vendin europian, së bashku me Christianin, e bëri të rilindte sërish dhe pa të ajo nuk do e kishte marrë kurrë e vetme iniciativën për diçka të tillë.

Rudina Magjistari: Christian të mori, të tërhoqi atje.

Inida Gjata: Po, ishte një vendim në fakt që erdhi pasi pata një lloj krize, një lloj depresioni, largimin nuk e kisha kaq të bujshëm se e kam shoqëruar edhe me daljen tek Çani me këngën ‘’Censura’’ dhe gjithnjë me bujë, ika me bujë, erdha me bujë. Më bëri mirë largimi, bëri mirë Christian që më mori. Po mos të kishte qenë për Christian-in, po mos të kishte qenë për marrëdhënien që kemi, nuk do të kisha shkuar në Gjermani asnjëherë besoj, si refugjate. Por që më eci mirë edhe në Gjermani, më nisi jeta nga e para, ishte e domosdoshme, si një lloj feniksi kur rikthehet prej hirit, bëhet një i ri. Ashtu u bëra edhe unë, nisa një jetë të re plotësisht.

Rudina Magjistari: Pra, le të themi kishe një bazë të sigurt në momentin që shkove se ky është ndryshimi, që ti nuk do e bëje kurrë vetëm të shkoje në një vend ku të pret gjithçka e panjohur apo jo? Nuk do rrezikoje aq shumë.

Inida Gjata: Po, kisha një bazë të sigurt. Jo, nuk do e bëja. Edhe pse isha 31 vjeç, nuk mund të shkosh vetëm, është ndryshe kur mikpritesh atje si zonja Kreuz dhe ndryshe kur shkon si hallexhi. Me thënë të drejtën, këtë ia them shumë shqiptarëve kur duan të emigrojnë se mendojnë se do të shpëtojnë nga mjerimi, por në fakt, si refugjat shqiptar, si azilant, do jetosh në kushte jo të mira. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *