Kujdes! Këto janë lodrat e rrezikshme kineze që mbajnë fëmijët në duart. Lista e publikuar nga Komisioni Europian

42 produkte që qarkullojnë në tregjet europiane,që nuk përjashtohet mundësia të jenë dhe në Shqipëri përmbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Lista është publikuar nga RAPEX (Rapid Alert System for dangerous non-food products) në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Sipas raportit të RAPEX, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin 2017, 53 për qind e tyre janë prodhuar nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind janë prodhim i vendeve të BE-së.
Duke i ndarë me grupe, mësohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike. /Opinion.al

Më poshtë fotot e lodrave dhe sendeve të tjera të rrezikshme si dhe linku me informacionin e plotë:

https://ec.europa.eu/consumers/consumers_safety/safety_products/rapex/alerts/?event=main.weeklyOverview&web_report_id=2832&Year=2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *