Policia kontroll në Rockstock/ Elton Deda: U trajtua si klub që mbijeton me drogë. Ligjvënës që bëjnë të fortin me muzikantë të ndershëm

FB_IMG_1454759478985

 

 

 

 

 

Kantautori i njohur Elton Deda ka denoncuar një kontroll të bërë në lokalin e natës ku ai këndon e menaxhon Rockstock, nga policia e shtetit e tatimorët gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai shkruan se çdo gjë ishte e tepëruar, ndërsa shton se këta ligjvënës bëjnë të fortin me muzikantët e ndershëm.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Ne Rockstock vijne tatimet shoqeruar nga policia e shtetit. Kerkohen karta identiteti dhe kontrollohen objekte personale pa asnje lloj mandati. Trajtohet si nje klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash gje qe s’ben vaki, se ndryshe nuk do thoshte nje polic i rajonit nr.3 ” ore sa vite keni qe e keni hap???…”

Dhe mbasi raprezalja i perzen njerezit e paqshem, merret basisti jone Franci Francesk Fjerca, futet ne makine se s’paska karte identiteti, futet ne biruce, e marrim me qetesi, e merr me qetesi, me qetesi mbahet larg familjes dhe 2 femijeve dhe gruas, me qetesi punon policia e shtetit me nje muzikant te gjore, ben procedurat e veta qe vetem policia angleze i ben me kaq devotshmeri dhe pastaj lirohet ne 5 te mengjesit mbasi verifikon qe ky person ska rrezikshmeri!! Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *