“Elvis Presley ka vrarë veten”, është kjo deklarata që vjen nga bashkëshortja Priscilla, e cila thotë që legjenda e rock-ut ka vrarë veten dhe nuk ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak, siç u tha në gusht të 1977 kur ai vdiq. Në momentin e vdekjes ai ishte 158 kg dhe në trupin e tij u gjetën rreth 14 ilaçe të ndryshme dhe në sasi të mëdha.
Rrëfimi vjen nga Priscilla, e cila ka folur në një dokumentar të ri të titulluar HBO “Elvis Presley: The Searcher”, të shtunën, pak muaj pas detajeve të reja në lidhje me vdekjen e Elvis. Priscilla ka shtuar se si ajo edhe të afërmit e tij të dashur u përpoqën shumë ta ndihmonin që ai të hiqte dorë nga drogat, por kjo rezultoi e pamundur. Askush nuk mund t’i thoshte Elvisit çfarë duhet të bënte, shumë e provuan por askush nuk ia doli.
Ai dhe Priscilla u martuan në 1967 dhe patën një vajzë Lisa Marie një vit më pas. Divorci i tyre erdhi në 1973. Priscilla thotë që ai filloi të përdorte drogë gjatë periudhës së shkurtër në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për qëndrimin e tij në Gjermani, në shtator të 1958 kur ai ishte në Divizionin e Trete të blinduar në Frankfurt Priscilla thotë: “U jepnin drogë ushtarëve atje që t’i mbanin zgjuar.
Bënin manovra në orët e vona të natës dhe kështu filloi, duke u bërë më pas i varur nga anfetamina për të gjithë jetën”. Në dhjetor të 2017 janë zbuluar dy letra që Elvis i kishte dërguar dy miqve të tij dhe road manager Joe Esposito. Në të dy letrat shfaqej situata e rënduar psikologjike e këngëtarit: “Jam i lodhur me jetën time dhe kam nevojë për një pushim të gjatë”, shkruante ikona e rock-ut. Në një nga letrat që i përket janarit të 1977, shtatë muaj përpara se të vdiste, Elvis pranonte që ishte në vështirësi dhe nuk arrinte të dizintoksikohej duke mos qenë në gjendje të rifitonte Priscillën, me të cilën ishte ndarë 4 vite më parë.
Rick Stanley, vëllai i madh i Elvisit, ka thënë për Radar Online: “Letrat duken autentike. Për mua është e qartë që ai kishte në mendje të vetëvritej”.