Studimi i Holokaustit: Dy të tretat e brezit të viteve 2000 nuk e dinë çfarë është Aushvici

Dy të tretat e amerikanëve e brezit të viteve 2000 nuk mund ta identifikojnë se çfarë ka qenë Aushvici.

Kështu ka rezultuar në një sondazh të fundit, publikuar me rastin e ditës së Kujtesës së Holokaustit, ndërkohë që vëzhgimi del në përfundimin se genocidi që vrau 6 milionë hebrej gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk njihet mirë as nga amerikanët në moshë të rritur.

22 për qind e brezit të ri të viteve 2000, që u përfshi në sondazh thanë se nuk kanë dëgjuar për Holokaustin, ose se nuk janë të sigurtë nëse kanë dëgjuar për të – dyfishi i përqindjes së të rriturve amerikanë në tërësi që thonë të njëjtën gjë.

Studimi, i kryer nga Konferenca për pretendimet materiale të hebrenjve kundër Gjermanisë, intervistoi 1350 të rritur amerikanë në shkurt dhe i telefonoi apo u lidh me ta online.

Kur iu kërkua të identifikonin çfarë është Aushvici, 41 për qind e të pyeturve dhe 66 për qind e brezit të viteve 2000, nuk mundën të gjenin një përgjigje korrekte për ta cilësuar si kamp përqëndrimi apo kamp shfarosjeje.

Muzeumi i Kujtesës së Holokaustit në Shtetet e Bashkuara thotë se të paktën 1.3 milionë njerëz u deportuan në këtë kamp, të ngritur nga nazistët gjermanë në Poloninë e pushtuar, nga viti 1940 deri në vitin 1945, dhe 1.1 milion prej tyre u vranë.

Aushvici ishte kampi më i madh i përqëndrimit mes shumë të tjerëve të ndërtuar nga nazistët gjatë fushatës së tyre për të spastruar hebrenjtë dhe grupe të tjera të padëshiruara.

Të anketuarit shfaqën më shumë vetëdijësim në lidhje me problemet aktuale kundër hebrenjve, pasi 68 për qind e tyre thanë se antisemitizmi është i pranishëm në Amerikën moderne, dhe 51 për qind thanë se ka shumë neo-nazistë në Shtetet e Bashkuara sot.

Pavarësisht mungesës së njohurive historike, vëzhgimi gjeti dëshirë për të mësuar për Holokaustin, – 93 për qind e të anketuarve thanë në pyetjen e fundit pas sondazhit, se të gjithë nxënësit duhet të mësojnë për Holokaustin në shkollë. (Kjo përqindje mund të vijë është për shkak se pas shumë pyetjeve të shpenzuara për temën, përgjigjet mund të jenë të ndikuara)

Por, ndoshta kjo vjen edhe për shkak se të anketuarit patën ndjesinë se mungesa e njohurive për të shkuarën është një kërcënim real për të ardhmen: 58 për qind e tyre thanë se diçka e tillë si Holokausti nuk duhet të ndodhë më kurrë.

*(Brezi i viteve 2000 janë personat që kanë arritur moshën madhore në këtë kohë)(tesheshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *