Manjola Hushi
Grurë
Prej grurit bukë
Grurë
Grurë apo gurë ?
Shqiptarë apo percarës?
A kishim bukë ne monizëm?
A kemi bukë në demokraci?
Rrugë
Rrugë dhe rrugica
Rrugë pa turma pa lëvizje
Me telat e ish komunizmit
A kalohet ?
Me cfarë ti gjuajmë shqiptarët?
Me gurë apo bukë ?
A ti ndajmë shqiptarët me rrugë?
Rastësisht ose jo trupat tanë janë ndeshur
As un s’të kam parë
As ti s’më ke parë
Kërkonim bukë
Mblidhnim grurë
Epokë pas epoke
Si kohë e fiseve indiane,
anglezi nuk la vend pa kerkuar gurë të cmuar
Sot miniera
Pikërisht sot na ndajnë rrugët
Nuk janë larg jo
Jemi kaq afër dhe nuk afrohemi
I kemi rrugët me tela elektrizues
Me cfarë ti qëllojmë njëri tjetrit tani
Me grurë ?
Fjalë plumbash apo gurë?
E kishim zemrën plot
Dhe stomakun bosh
Nuk kishim ftohtë
sepse kishim njeri tjetrin
I fshiheshim së vërtetës dhe hapëm plagë
Dhe sot s’ka as gurë
Miniera pa krom
Miniera me minatorë vetëm
Ish veterane që nuk u shperblyen kurrë
Ish te perndjekur (unë pyesja kush janë?)
Pensionistë
Ti dhe unë kapnim
hapnim krahë fluturash
Të fluturonin lirisht në rrugët që nuk ishin ende .
Në Rrugët me zhavorr
Në rrugë të varfra calonte e drejta jonë
dëshira jonë
Kur rrugët i ndërtuan
Harruam krahët e fluturave
Dhe gjuajmë me gurë
Ndezim flakë hapim pak zjarr
Por nuk kemi bukë
përdorim logjikën aq sa kemi zemrën
E ndonjëherë ndodh të harrojmë …
Shumë të vogel e kemi kujtesën
Shumë të vogël e kemi zemrën
Rrugë
Grurë
Gurë
Shqiptarë dhe pak zjarr!
Dhe pak gjak!