Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria shqiptare “Viti mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor , me përparësi për të aftësuar kapacitetet krijuese për artistë me ide inovative që i duan sfidat, shpall organizimin e Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë: Opera, Balet dhe Muzikal.
Ky konkurs synon të zhvillojë krijmtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në këto gjini dhe kërkon të inkurajojë artistët në këto gjini të muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të Muzikës, në një konkurs mbarëkombëtar.
Veprat e krijuesve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do të interpretohen në format koncertal brenda muajit dhjetor 2018.
Produksionet e plota të vlerësuara fituese do të përfshihen në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Data të rëndësishme
11 Prill 2018: Hapja e Thirrjes Publike;
11 tetor 2018: Afati i dorëzimit të veprës;
31 tetor 2018: Vlerësimi dhe seleksionimi i veprave nga juria;
10 dhjetor 2018: Pjesë nga veprat premierë të kualifikuara për eventin final koncertal për
publikun dhe dhënia e çmimeve nga Juria;
Viti 2019-2020: Realizimi i plotë skenik i veprave fituese të vlerësuara me çmim.