Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që nga Kosina e Përmetit bën apel për të vizituar këtë trevë një destinacion i jashtëzakonshëm turistik.
Teksa evidenton faktin se për festën e Pashkëve asnjë dhomë nuk ka qënë e lirë në këtë fundjavë, Kumbaro përmes pamjeve të rralla të Kishës së Shën Marisë në restaurim promovon dhe potencialin e krijimit të bujtinave familjare.
Përmes fotove, ministrja prezanton në këndvështrim artistik dhe turistik Përmetin dhe fshatrat përreth ku banojnë njerëz punëtorë, me zemër të mirë dhe duarartë.
“EjaNePermet?
Permeti premtues ne kete sezon turistik! Asnje dhome e lire per bé kete fundjave!
Por Pashka nuk mund te ishte me e bukur se sa ne #Kosine, nje nga #100 Fshatrat ku po restaurohet Kisha e Shen Merise, kishe e rralle dhe vlere kulturore e arkitekturore dhe ku ka potencial per te krijuar bujtina familjare.
Ne #Kosine e ne #Kutal per urim njerezor e zemer te mire, ku ju siguroj se do te gjeni fermere duararte e amvisa te jashtezakonshme! #PermetiJashtezakonshem #PermetiTuristik”, shkruan në rrjetin social ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.