Raphael Schumacher ka pësuar vdekje klinike.
Aktori italian 27-vjeçar ka qenë në koma që prej incidentit në skenën e teatrit. Ai u var aksidentalisht gjatë një performance teatrale në Pisa ndërsa spektatorët ishin në sallë dhe kanë qenë këta tê fundit që e kanë kuptuar.
Raphael Schumacher po luante një skenë varje kur një nga spektatorët kuptoi që ai po luftonte me vdekjen vërtet. Ndërkaq kanë nisur hetimet sa u takon procedurave të sigurisë në teatër.