Lidhjet me Gaddafin, arrestohet ish-presidenti francez Sarkozy

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy ndodhet në paraburgim dhe më pas do merret në pyetje nga policia në lidhje me financimet e fushatës zgjedhore. Reuters dhe mediat franceze publikojnë lajmin ku shkruajnë se Sarkozy dyshohet ka marrë financime të paligjshme nga Libia gjatë fushatës së vitit 2007.

Thuhet se ka pranuar 50 milion euro nga Moammer Gaddafit, pretendime të cilat janë përsëritur nga djali i diktatorit libian dhe biznesmeni francez Ziad Takieddine. Sipas Le Monde, kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me këtë hetim, i cili u hap në prill 2013.

Ai mund të mbahet deri në 48 orë dhe të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për padi menjëherë pas marrjes në pyetje nga policia. Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim për zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit për ta mbështetur. Tiranapost.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *