Burgu

Ndjock-Ngana-Yogo-Prigione

 

 

 

 

 

Nga Ndjock Ngana

Të jetosh një jetë të vetme
në një qytet të vetëm
në një vend të vetëm
në një univers të vetëm
të jetosh në një botë të vetme
është burg

Të duash vetëm një mik,
një baba të vetëm,
një nënë të vetme,
një familje të vetme
të duash një person të vetëm
është burg.

Të njohësh vetëm një gjuhë,
një punë të vetme,
një zakon të vetëm,
një qytetërim të vetëm
të kesh një vetëdije të vetme
është burg.

Të kesh një trup të vetëm,
një mendim të vetëm,
një njohuri të vetme,
një esencë të vetme
të kesh vetëm një qenie
është burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *