Bëhet fjalë për një karikaturë të piktorit fshehur në portretin e mikes së tij, poetes Vittoria Colonna, realizuar në vitin 1525 dhe tani në Muzeun Britanik në Londër
Është silueta e vogël e një burri brenda pikturës, që vihet re po të vëzhgosh me kujdes tiparet e ravijëzuara me stilolaps që përcaktojnë anët e veshjes së një fisnikeje.
Ka qenë ky rezultati i një studimi, botuar nga revista “Clinical Anatomy”, nga Deivis de Campos, nga Universiteti Federal i Shkencave të Shëndetit të Porto Alegre, në Brazil.
Artisti ka skicuar një autoportret të tijin më 1509 në anë të një soneti kushtuar mikut të tij Giovanni da Pistoia: në atë skicë të parë, Michelangelo kishte në pozicion vertikal, një pjesë të Kapelës Sistine, ndërsa portretin e Vittoria Colonnas e kishte në këndin tjetër, sikur të ishte një miniaturë e Michelangelos për të pikturuar të gjithë portretin.
Sipas Deivis de Campos, autokarikatura mund të jetë një ‘firmë’ e fshehur e artistit dhe mund të jepte të dhëna të vlefshme për trupin e tij dhe statusin shëndetësor në atë kohë. Zbulimi paraqet një tjetër hap përpara në kërkimet për piktorin.
Thesari që studiuesit po kërkojnë janë element e simbolika të fshehura në veprat e Michelangelos. Vetëm një vit më parë, grupi i Deivis de Campos kishte gjetur simbole pagane që aludonin për anatomi të aparatit riprodhues femëror në kapelat e Medicit në Firence. (La republica-pasqyre.al)