“Seks, drogë e shkelma”/ Nga Zeppelin te Lennon, ana e errët e yjeve të rokut

Në libër i ri që tregon çmenduritë e yjeve: nga vetëshkatërrimi i Serge Gainsbourg, te dashuritë e lira të Rolling Stones, nga ekzorcizmi i Bowie te rënia Johnny Cash. Pasqyre.al sjell një informacion të shkurtër të një libri që zbulon anët e errëta të yjeve.
Kush ka dashur të vrasë bateristin e tij për ta çliruar nga djalli? Çfarë bënin 60 vajza në vilën e Robert Plant në Malibu? Në cilën dhomë i është dashur George Harrison të hyjë nga dritarja? Kush ishte ai që firmoste autografë duke u shtirur si veteran i Vietnamit? Kush ka përshkuar 70 kilometra në një makinë të vdekuri?
Pse bukuria e keqe e Charles Manson ka kaluar nganjëherë edhe fatin e gjigantëve si John Lennon, Neil Young dhe Dennis Wilson?
Po ai rasti kur Phil Spector, njeriu i “wall of sound”, gjatë regjistrimit të një albumi të Lenon, në fillim vishet si kirurg, pastaj si instruktor karateje, më pas si kauboj dhe në fund kërcënon me pistoletë Stevie Wonder në një vizitë kortezie ku karrigia zhduket?
“Seks, drogë e shkelma ” i Renzo Stefanel (Giunti), mbledh 38 histori nga më të çuditshmet. Arrestime si ai i Jim Morrison në New Haven Arena më 9 dhjetor 1967), orgji, seks, e demonë të tmerrshëm poshtë krevatit. Një Serge Gainsbourg që flirton me lolitat e tymos në krevatin e bateristit të vdekur. Të këqinj, të pistë e të ligë, të varur nga kokaina e heroina, madje edhe erotomanë. Yjet e rokut kanë përfituar nga kodet penale e morale ndryshe nga ne, shkruan Republicca.it, ndërsa shpërfaq afreskun e artistëve në një jetë ndryshe.

ratiocrop

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *