Ndahet nga jeta kompozitori AbdullaGrimci

#RIPAbdullaGrimci

“Ndahet nga jeta kompozitori i këngës “Fëmija i parë”, fitues i çmimit të 1, në festivalin e I-rë, në RTSH njofton Vaso Tole.

Informohemi se z. Abdulla Grimci, i fundit i plejadës së parë të kompozitorëve shqiptarë të pas Luftës së II -të Botërore, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Itali, sot më dt. 5 mars 2018, në orën 10:50, në Ascoli Piceno. Aty maestro Grimci banonte prej vitit 1992, bashkë me djalin e tij Petrit Grimci dhe me nipin Rubin dhe mbesën Klementina Grimci.

Do të kujtohet ndër të tjera si themelues i festivalit të këngës në RTSH-1962, si fitues i ćmimit të parë me këngën “Fëmija i parë”, e po ashtu si udhëheqës artistik e drejtues institucionesh e ansamblesh muzikore në Shqipëri.

E padyshim do të kujtohet e respektohet për krijimtarinë muzikore që përfshin pothuajse gjithë gjinitë muzikore, nga kënga deri tek opera e simfonia.

I jemi mirënjohës këtij muziktari të rrallë që i dha shumë kulturës e artit tonë.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të muziktarëve.

Përcjellja në banesën e fundit do të bëhet nesër pasdite.

Lindi në Shkodër më 2 korrik 1919.

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Abdulla_Grimci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *