Gazetarja dhe botuesja e parë shqiptare femër ( profesioniste) Ikbal Çika duket e qeshur në një foto bërë publike nga nipi i saj gazetari Nebil Çika. Me një kontribut të çmuar ajo është një personazh e njohur në Shqipërinë e viteve 20-44. Bashkë botuese e Revistës “Minerva“ me të vëllanë Nebilin, Botuese e Revistës “Diana”, gazetës “Java” bashkë me të shoqin Aleks Mavraqi (shqiptar i Greqisë, arvanitas).
Puna e saj si gazetare u ndërpre me pushtimin e Tiranës nga komunistet pasi në 12 nëntor 1994 komunistët rrëmbyen nga shtëpitë dhe pushkatuan pa gjyq në bodrumin e Hotel Bristol vëllain Nebilin dhe të shoqin Aleksin (sot Nderi I i Kombit ). Vdiq në vitin 1957 e harruar dhe përndjekur nga regjimi komunist, harresë që vazhdon edhe sot nga historiografia.