Nga Kastriot Dervishi
Marrëzitë e regjimit komunist dhe të njeriut të ri që prodhoi ky regjim janë të shumta. Sjell sot për shembull një njeri të indoktrinuar në masë të lartë. Megjithëse jetonte në Tiranë, kishte bërë shkollën e mesme ushtarake dhe ishte në shkollën e lartë po ushtarake, nuk kuptonte asgjë se ku po shkonte Shqipëria, se ishte vendosur pluralizmi politik, etj. Shkruesi i kërkonte Ramiz Alisë të bëhej “hero i heshtur” i armës së Sigurimit, pikërisht në vitin kur kjo polici politike do shpërbëhej si e papërshtatshme dhe e panevojshme për rendin e ri shoqëror të vendit. Siç do vini re, shkruesi quan “shqiptarë të vërtetë” kategorinë e njerëzve të këtij kallëpi.
***
Shoku komandant,
Ju uroj shëndet dhe ju paçim gjithmonë në krye.
Quhem D.B. Dëshira që kisha për t’u bërë oficer, më bëri që të mbaroj SMV “Skënderbej” dhe sot jam student në SHLBO “Enver Hoxha, viti i parë. Por dëshira ime nuk është vetëm kjo. Prej kohësh më shqetëson një merak dhe mora guximin t’ua them vetë juve.
Unë kam dëshirë të futem në armën e Sigurimit të Shtetit, jo se këtu ku jam nuk kam dëshirë, por edhe unë si çdo shqiptar i vërtetë dua që t’i shërbej atdheut në një front ku mund të jap maksimumin time, të bëhem anëtar i “heronjve të heshtur”, këtë nuk e bëj as për karrierë dhe as për emër, por në radhë të parë si njeri i besës.
Me nderime e respekt
D.B.
20.2.1991
Ky karabushi komentues i paemer, qenka me se verteti ipa fytyre, intrigant e me te gjithe sa ia kam permendur vazhdimisht, mbasi nuk poia shoh surratin qe te behet nje here njeri i kohes demokratike, por ka ngelur akoma me morrat komunist.
Ore rrote karri respekti nuk imponohet me dhune a force por fitohet me sjellje e respekt anasjelltas !!!!! Fakti qe su kujtua njeri perveç teje, tregon se sa i pa sjellshem e i pa respektueshem ka qene personi ne fjale sa nuk i paska lon vetes me ja thone ndonje fjale perkujtese me rastin e dite lindjes !!!! Ato pyetje drejtoja te zotit te punes qe eshte ne ate bote .. e per kete duhet me qene ne ate krahun e tejshem ku ndodhet i linduri me 11 Mars . mos perto hidhu nje vrap ene ti Balo .. shko uroje me kete rast !!!!!