3 mars: “Music freedom day”
Muzika shqiptare ka njè arsye më shumë për të qenë pjesë e pandashme e kësaj dite ndërkombëtare, e cila mbështet nevojën për të qenë të lirë për të krijuar, interpretuar dhe transmetuar muzikë shkruan muzikologu Vaso Tole.
Sipas tij, kjo është një ditë e veçantë për të kujtuar muziktarët shqiptarë që u privuan nga këto të drejta gjatë komunizmit dhe për të gjithë ata që megjithëse nën çensurë ia dolën të krijojnë muzikë që i rezistoi diktatit e seleksionimit të kohës.