Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, në një postim në Facebook është shprehur se ish-sigurimsat e shtetit po sabotojnë ndërtimin e shtëpisë së poetit.
Sipas saj kjo bëhet pasi, Lasgushi nuk pranoi t’i shkruante partisë.
Tashmë është e qartë, që ndërtimin e shtëpisë muze të Lasgushit në Pogradec e ka sabotuar dhe vazhdon ta sabotoje sigurimi i shtetit. Nuk e përtypin dot mjeranët që ai nuk i shkrojti partisë që ata i shërbyen e vazhdojnë ti shërbejnë me devotshmëri me të tëra format, gënjeshtra, mashtrime, pazare. Ju vraftë zoti. Unë i çmoj shumë pogradecarët e ndershëm, por këta spiunë mjeranë nuk e harrojnë zanatin e tyre. Nuk e durojnë dot faktin që ai ka fituar pavdeksinë dhe ata ferrin”, shkruan Marie Poradeci.
Ky reagim i saj vjen pas restaurimit të shtëpisë së Kadares, e kthyer në muze.