Prifti Gjergj Meta është anagazhuar në restaurimin e një prej kishave më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, për të cilën është duke kërkuar fonde.
Këtë nismë e ka përshëndetur edhe Artan Shkreli, i cili shkruan:
“Dom Gjergj Meta po kerkon fonde per kthimin ne identitet te njerit prej monumenteve shpirterore e arkitekturore me te rendesishem te Durresit, kishes se Shena Luçisë.
I urojme dom Gjergjit gjithe te mirat me kete rast!, shkruan Shkreli për projektin, i cili ka nisur rreth dy vite më parë.
Katedralja e Shën Luçisë mendohet të jetë ndërtuar në 1868, vit i cili përkon edhe me vitin e shënuar në portën hyrëse të saj. Ajo ka qënë kisha në të cilën kanë shërbyer emra të rëndësishëm, jo vetëm të historisë së katoliçizmit në Durrës, por personalitete në historinë kombëtare si Dom Nikollë Kaçorri dhe Imzot Vinçenc Prendushi.
Ajo u mbyll në vitin 1967, si shumë objekte fetare të tjera në Shqipëri.